Dashi
Edhe pritet një ditë me diell, mirë është të reflektoni gjatë kësaj dite dhe të mos tregoheni impulsivë. Falë ndikimit të madh të planetëve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Do kaloni momente romantike dhe sensuale falë të cilave do iu duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët do jeni të turpshëm, por në momentin që një person interesant do iu afrohet do harroni gjithçka. Jeta profesionale nuk do jetë plotësisht e qetë megjithatë po i bëtë gjërat me plan dhe po u treguat përherë të matur nuk keni për të pasur probleme. Nëse ju propozohen ndryshime mendohuni para se të thoni fjalën e fundit. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjërat do shkojnë si duhet.
Demi
Do keni herë pas here disa dyshime për gjërat që do bëni sot, megjithatë do arrini të qartësoheni shpejt. Duke filluar që ju të dashuruarit nuk do mendoni më për ato që keni kaluar, por do tregoheni largpamës dhe mund të merrni vendime për të ardhmen. Partneri do iu gjendet pranë për çdo gjë. Edhe për ju beqaret pritet të jetë një ditë premtuese dhe e mbushur me takime interesante. Edhe në punë shpesh do jeni në dyshim për hapat që duhet të hidhni dhe do keni frikë të tentoni. Dijeni që po pritet shumë keni për të humbur akoma më shumë. Nëse keni një post të rëndësishëm mund të përballeni me situata delikate. Në planin financiar do kryeni investime dhe transaksione me rëndësi. Situata do jetë e qëndrueshme.
Binjakët
Nuk do gjykoni ashtu si duhet gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gabime. Shmangni marrjen e vendimeve sido që t’iu vijnë gjërat. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e trazuar dhe me të papritura jo shumë e këndshme. Nëse keni shumë kohë bashkë do kaloni një ditë delikate dhe me vështirësi. Për ju beqarët pritet një takim mjaft interesante dhe mbresëlënës. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Në punë do hezitoni për gjithçka dhe nuk do jeni të bindur as për aftësitë që keni. Reflektoni dhe ndryshoni pa qenë vonë. Në planin financiar duhet ende të bëni paksa kujdes sepse situata mund të tronditet nga momenti në moment.
Gaforrja
Do keni ide të parrezistueshme gjatë kësaj dite dhe do i bëni ata që ju rrethojnë të falënderojnë yjet që ju kanë pranë. Do rrezatoni pozitivitet. Nëse keni një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do tregoheni realiste dhe më shumë sesa një çift të dashuruarish pasionante do jeni një ekip i fortë që mund të përballoni çdo sfidë. Ju beqarët do kërkoni një person serioz me të cilin të krijoni një lidhje të qëndrueshme, jo flirte dhe aventura kalimtare. Në punë do i përmbushni të gjitha detyrat që iu janë dhënë dhe do ndiheni shumë të qetë. Edhe shefat do ju përgëzojnë për arritjet. Në plani financiar do e dini mirë çfarë të bëni që situata mos ketë tronditje.
Luani
Mos u verboni nga fjalët e bukura të të tjerëve sot sepse do mashtroheni dhe do lëndoheni pamasë. Gjithsesi sido të vijnë punët më mirë ruani gjakftohtësinë dhe mos u tregoni impulsivë. Ju të dashuruarit do vazhdoni të keni disa divergjenca me partnerin tuaj të cilat do iu bëjnë të jeni të mërzitur gjithë ditën. Tregohuni më realistë dhe më të kuptueshëm nëse doni pak qetësi. Ju beqarët duhet ta kërkoni dashurinë jo të prisni që ajo t’iu bjerë nga qielli. Në punë mezi do e shtyni ditën në orët e para, por nga rivaliteti i madh do sforcoheni për të bërë të pamundurën. Në planin financiar do keni një problem për të zgjidhur, por me pak mundim e maturi do ia dilni mbanë me sukses.
Virgjëresha
Vetëm duke u menduar e duke reflektuar do mund të gjeni zgjidhje për çdo problem gjatë kësaj dite. Ecni me prioritete dhe mos u dorëzoni asnjëherë. Për ju të dashuruarit priten momente paksa konfuze. Mendohuni mirë para se t’i thoni diçka partnerit sepse ai mund t’ua marrë për keq. Ju beqaret do jeni gjithë kohës në kërkim, por nuk do arrini dot ta gjeni atë që keni ëndërruar. Nuk ka ardhur ende koha për të filluar një lidhje. Në punë do ju duket sikur nuk po ecni në rrugën e duhur, por shefat do ndihen të kënaqur dhe do ju përgëzojnë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjedhje të vështira të cilat do ua ndryshojnë situatën.
Peshorja
Do jeni dëgjues shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat me qetësi. Në këtë mënyrë nuk keni për t’u përballur as me probleme. Falë mbështetjes së planetëve ju të dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ia shprehni atij të gjitha pakënaqësitë. Në këtë mënyrë ai do e kuptojë mërzitjen që keni dhe do mundohet ta përmirësojë situatën. Ju beqarët do keni disa takime të këndshme, por do jeni të pavendosur. Në sektorin profesional do ketë disa ndryshime kryesisht pozitive. Keni për të marrë goxha përfitime sidomos nëse jeni treguar të kujdesshëm. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike dhe mund të bëni shpenzimet e duhura.
Akrepi
Për shkak të ndikimit jo shumë të mirë të yjeve ka mundësi që sot situata t’iu ndërlikohet. Do mundoheni shumë, por nuk do arrini dot t’i zgjidhni shpejt telashet në të cilat do futeni. Ju të dashuruarit duhet të bëni kujdes. Nen influencën negative të Neptunit partneri juaj do tregohet më i rreptë dhe nuk do tolerojë asgjë. Mundohuni të mos i shkoni kundër nëse nuk doni që situata të përkeqësohet. Ju beqarët do kaloni një ditë të qetë dhe pa takime mbresëlënëse. Kjo nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë do ndiheni shpesh nën presin sepse do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet nëse doni që situata të jetë e qëndrueshme.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do përqendroheni më shumë tek jeta profesionale dhe ajo do marrë një zhvillim që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Karriera juaj do ecë aq shumë përpara saqë do kënaqeni pafundësisht. Përgatituni edhe për një propozim të jashtëzakonshëm. Nëse keni një lidhje, mos i kërkoni partnerit tuaj gjëra të pamundura sepse do e mërzitni atë. Jo gjithçka mund të arrihet menjëherë. Mbrëmja do jetë disi më e këndshme. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse mund të bëni gabime të pa rikthyeshme. Ka kohë për gjithçka. Financat do jenë në përgjithësi pozitive dhe pa probleme. Vazhdoni të tregoheni ende të matur me çdo lloj shpenzimi.
Bricjapi
Saturni ka mundësi të sjellë edhe surpriza të papëlqyera gjatë kësaj dite. Jo çdo moment do jetë i bukur kështu që përgatituni. Klima për ju që jeni në një lidhje do jetë sa shpërthyese po aq edhe e ngrohtë. Herë do dashuroni në mënyrë pasionante e herë do debatoni fort për gjera të kota. Kujdes mos e teproni. Ju beqarët do keni një takim entuziazmues, i cili mund t’ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur sa më lart. Po patët teka të tjerët do ua kalojnë dhe nuk do riktheheni dot pas në kohë. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do keni probleme më vonë.
Ujori
Gjatë kësaj dite do i keni idetë shumë më të qarta dhe do e dini mirë si të veproni. Mundet edhe të provoni gjëra të reja dhe të kënaqeni. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do jetë më e favorshme se më parë. Surprizat e bukura do jenë të njëpasnjëshme dhe emocionet gjithashtu. Ju beqarët do ndiheni mirë edha ashtu si jeni e nuk do kërkoni të krijoni lidhje serioze. Tani për tani do doni ta shfrytëzoni lirinë që keni deri në maksimum. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate. Në planin financiar do keni vetëm një objektiv: të rritni të ardhurat. Me pak më shumë përkujdes edhe mund t’ia arrini qëllimit.
Peshqit
Do dini si të fokusoheni tek gjërat e rëndësishme gjatë kësaj dite dhe në tërësi nuk keni për të pasur probleme. Për ju që keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë dhe do flisni hapur për gjithçka. Edhe pse do shfaqen persona interesante dhe joshës, ju nuk do tundoheni aspak për të kaluar ndonjë aventurë të shkurtër. Ju beqarët do tërhiqeni nga disa persona interesantë, por nuk do guxoni t’i shprehin ndjenjat. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm se më parë. Do i pranoni gabimet dhe do bëni çdo përpjekje të mundshme për të mos i përsëritur më ato. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura. /dritare.net