Na ndiqni edhe në

Editorial

A është McGonigal baraz me Gërdecin? Koment nga Dritan Hila!

A është McGonigal baraz me Gërdecin? Koment nga Dritan Hila!

Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV analisti Dritan Hila foli për protestën e paralajmëruar të Sali Berishës, për të cilën tha se nuk do të prodhojë asnjë rezultat. Vendi, sidomos nën drejtimin e Berishës, tha zoti Hila, ka kaluar ngjarje shumë të rënda, por asnjëherë ato nuk kanë prodhuar rënie të qeverive.

“Berisha njoftoi për një protestë kundër qeverisë Ramës më 11 shkurt. Berisha tha thënë se nuk do të tërhiqen deri në rrëzimin e kryeministrit. Kjo protestë merr shkas nga McGonigal ku agjenti i FBI-së amerikane akuzohet se ka vepruar kundër interesave të PD.

A janë aferat një shkas për të rrëzuar një qeveri në Shqipëri?

Mendoj se është e vështirë. Po ju jap dy shembuj, Gërdeci, që ndodhi pak para zgjedhjeve. Shumë njerëz u proceduan penalisht por Berisha i fitoi zgjedhjet.

Edhe 21 janari ku u vranë 4 njerëz nga garda, një ngjarje e filmuar por as kjo ngjarje nuk shërbeu që Rama të vinte në pushtet. Çështja e McGonigal nuk është i përmasave të tilla, por nuk besoj që kjo ngjarje, ende e pakonfirmuar, të ngacmojë shqiptarët deri në rrëzimin e Ramës. Unë nuk shoh asnjë skenar të përmbysjes përmes dhunës së kësaj qeverie. Me Berishën në krye, opozita vetëm sa do ta kthejë vite pas vendin”, u shpreh Hila në Dritare TV./L.F-dritare.net