Na ndiqni edhe në

Editorial

Berisha si revizor i Edi Ramës!

Berisha si revizor i Edi Ramës!

Nga Dritan Hila

Risia që pritej në këtë protestë ishin idetë e reja që do të hidhte Berisha.

Gjatë gjithë kohës ne kemi parë një Berishë të varfëruar në ide dhe fjalor, fjalor që megjithatë nuk ka shkëlqyer kurrë.

Por ishte gjithmonë dyshimi që kjo ishte një taktikë që të bënte shpërthimin e madh në mitingun e hapjes të atyre, që ai i quan protestat që do të rrëzojnë Ramën.

Asgjë e tillë nuk ndodhi. Ne pamë një Berishë, që si pikë kulmore u mor me deklaratën e pasurisë së Ramës, duke treguar në disa minuta sesi ai e filloi me tre mijë euro dhe sa ka tani.

Si garniturë përmendi oligarkët, por pa ju përmendur emrin pasi disa prej tyre i kanë financuar Foltoret.

Në fund tha sloganin “Rama ik”, slogan edhe ky i vjetër sa vetë folësi. Ç’ka është një tregues që Rama nuk do të iki edhe për shumë kohë./dritare.net