
Nga Dritan Hila
Me ligjin 7501 iu dha toka fshatarëve që gjendeshin ”in loco”.
Kjo ishte një reformë pa sens, pasi reforma agrare, që është një reformë borgjeze dhe bëhet vetëm një herë, si e tillë ishte bërë në vitin 1946. Në vitet ‘90-të mund t’u kthehej përfituesve të pas-çlirimit por jo të bëhej një rishpërndarje e re. Ajo që mbetej u kthehej në një masë të caktuar pronarëve dhe tepricën, shteti.
Sot jemi në situatën kur toka është rripa-rripa, çmimi i saj në stratosferë dhe për më tepër zotëruesit nuk e punojnë dhe as paguajnë taksën e saj. Një mall i falur dihet që abuzohet. Ndërkohë kënetave, kullotave, tokave të marra detit iu kanë dalë pronarë abuzivë.
Në qytet shitësit morën dyqanet, magazinierët morën magazinat, kurse mësuesit, artistët, mjekët, inxhinierët, ekonomistët, pra gjithë ajo që quhej inteligjencë, nuk morën asgjë. Dhe ju prisni që kapitalizmi shqiptar të funksionojë!/dritare.net

















