Nga Dritan Hila
Pa filluar lufta, shumica besonin se një ushtri si ajo ruse me traditë, me të kaluar perandorake, e kalitur në beteja, do ta shpërbënte ushtrinë ukrainase brenda javës. Askush nga ekspertët perëndimore nuk vinte bast për Ukrainën. Por po bëhen tre jave dhe ende rusët nuk kanë pushtuar qytetet e mëdha dhe as shumicën e territorit. Jemi herët për të thëne disfatë e rusëve, por jo për ta cilësuar ngecje.
Nuk dihet pse po ndodh kjo? Kemi të bëjmë me kualitet të dobët të ushtrisë ruse, me keqplanifikim të luftës, me moral të ulet të sulmuesve që kanë përballë të njëjtin gjak, me paparashikueshmëri të sjelljes se popullatës vendase?
E megjithatë të gjithë janë të mendimit se nëse kjo rezistencë zgjat edhe dy muaj, rusët do ta kenë të pamundur ta pushtojne Ukrainën. Mesa duket rusët nuk e kanë mësuar historinë helene. Spartanët nuk ndesheshin më shumë se dy herë me një kundërshtar.
Ideja ishte e thjeshtë: Nëse nuk e mund që në fillim kundërshtarin, ai forcohet dhe të meson teknikat e tua duke të çuar në disfatë. Është e famshme thënia që citon Plutarku në kapitullin kushtuar Likurgut në vepren e tij “Jetë paralele”, drejtuar një mbreti spartan i cili po kthehej i mundur për herë të tretë nga fushëbeteja: Ti i detyrove të mesonin artin e luftës atyre që nuk donin të luftonin.
Ngjan se rusët po ju mësojnë artin e luftës atyre që as donin të luftonin, ukrainasve./dritare.net