Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si AK Invest monitoron rrjetin e agjentëve dhe lufton krimin financiar! Flet CEO, Suzana Adili!

Si AK Invest monitoron rrjetin e agjentëve dhe lufton krimin financiar!

Një nga sfidat më të mëdha për çdo institucion financiar që operon me një rrjet të gjerë agjentësh është kontrolli dhe siguria. Ceo e AK Invest Suzana Adili në Dekalog, në Dritare TV u ndal në detaje teknike dhe operacionale për të shpjeguar se si institucioni financiar menaxhon mbi 350 agjentë në të gjithë Shqipërinë.

Ajo theksoi se kriteret e përzgjedhjes së agjentëve janë jashtëzakonisht rigoroze. AK Invest ka insistuar që agjentët e saj të jenë subjekte juridike (SHPK) dhe të licencuar si zyra këmbimi valutor, edhe kur Banka e Shqipërisë lejonte forma më të thjeshta ligjore. Kjo kërkesë shtesë tregon angazhimin e kompanisë për profesionalizëm dhe gjurmueshmëri.

Po ashtu u diskutua edhe për sfidat e pajtueshmërisë (compliance) dhe luftës kundër pastrimit të parave (AML). Ajo shpjegoi se agjentët i nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme dhe monitorimit të rreptë.

'Nuk ka shanse për gabime,' tha ajo, duke iu referuar filtrave të sigurisë që aplikohen në çdo transaksion. Bashkëpunimi me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF) dhe përdorimi i sistemeve ndërkombëtare të monitorimit bëjnë që çdo dërgesë parash të skanohet për rreziqe të mundshme mashtrimi apo financimi të terrorizmit.

Pjesë e bisedës ishte edhe sqarimi i ndryshimit midis një transferte parash dhe një pagese tregtare. U sqarua se transfertat personale (remitancat) nuk duhet të përdoren për të paguar për mallra apo shërbime të paligjshme, dhe sistemet e AK Invest janë dizajnuar për të dedektuar anomali të tilla. Adili gjithashtu komentoi mbi rëndësinë e identitetit vizual, duke prezantuar logon e re të AK Invest, e cila simbolizon modernizimin dhe standardizimin e pikave të shërbimit. Çdo agjent duhet të respektojë standardet e brandimit për të garantuar që klienti të ndihet i sigurt dhe të marrë të njëjtën cilësi shërbimi kudo që ndodhet.

Ky segment ishte thelbësor për të kuptuar se prapa lehtësisë së dërgimit të parave qëndron një infrastrukturë e tërë sigurie dhe kontrolli, e cila mbron jo vetëm kompaninë, por edhe vetë qytetarët nga abuzimet dhe krimi financiar./dritare.net