Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Binjakëve 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Binjakëve 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur. /dritare.net