Ambasadori i SHBA në Beograd paralajmëron Serbinë: Kjo nuk është nëna Rusi!
Dritare.net
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë.
Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.
“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë.
Ai tha se ai e di se është e vështirë dhe se Serbia ka pasur marrëdhënie të mira me Rusinë për dekada, por se kjo është një Rusi shumë e ndryshme, një Rusi që sulmon brutalisht fqinjët e saj dhe se Serbia duhet të bëjë një deklaratë. Ai tha se qëndrimin e Serbisë nuk e vë në kontekstin e pasojave, por se po thotë se kjo nuk është Rusia e vjetër, ajo e viteve nëntëdhjetë, bëhet fjalë për një situatë krejtësisht të re dhe Rusinë, e cila po sillet ilegalisht dhe Rusia, të cilën shumica e botës e dënon./B92/M.K/dritare.net