Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Arben Taravari, kandidati i parë shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut!

Arben Taravari, kandidati i parë shqiptar për president në

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shpallur këtë të enjte kandidaturën për president, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me kandidaturën, Taravari në një deklaratë për mediat tha se ka ardhur koha që Maqedonia të ketë një president shqiptar, por jo teknikisht.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Evropiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit. Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar.

Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari./M.K-dritare.net