Dalin pamjet nga sulmet e vazhdueshme ndaj policisë së Kosovës në veri!
E Shtunë 16 Prill 2022, 14:02
Dritare.net
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në orët e hershme të mëngjesit të 16 prillit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, ku gjendet pikëkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Sipas njoftimit , dyshohet se shpërthimet kanë ndodhur pranë një veture të policisë, janë kryer me mjete piroteknike. Policia tha se dyshon se këto mjete shpërthyese janë hedhur nga territori i Serbisë.
“Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë”, thuhet në njoftim./Xh.Xh/dritare.net