Çfarë po ndodh në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë!
Dritare.net
*Shkrim nga Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar – NIRCAU
Shumë të dashur student, të nderuar profesorë (ju që keni fituar titujt shkencor dhe akademik me meritë), të respektuara media të shkruara dhe elektronike, të nderuar udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe ju udhëheqës të partive shqiptare në pozitë dhe opozitë.
Ne, Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar – NIRCAU, gjatë periudhës një vjeçare mars 2020 – mars 2021 vazhdimisht kemi reaguar për parregullsitë e shfaqura në Universitetin e Tetovës, në veçanti në Fakultetin e mjekësisë. Deri më tani, kemi deponuar në udhëheqësin e këtij institucioni mbi 15 ankesa për hulumtime të vjedhura të profesorëve dhe doktorantëve të këtij fakulteti dhe avancime jo meritore në titull akademik në këtë fakultet, por….. siç duket ankesat ranë në vesh të shurdhur.
Korrupsioni akademik, ky treg jo i ligjshëm që merret me shitblerje, mashtrim akademik, dhe shumë vepra tjera që janë sinonim i problematikës të cilën e kemi hulumtuar tash e disa muaj, e që konkretisht ka të bëje me hulumtimet plagjiaturë, dhe servohet nga profesorë të këtij fakulteti, të cilat nuk janë pak, e ndërkaq askush nuk po ua zë rrugën e ti ndaloj në kryerjen e kësaj vepre.
Dëmi që shkakton kjo dukuri është i pamatshëm në kontekstin e efekteve që prodhon ajo, duke qenë se kjo dukuri bën të mundur përligjjen e një kuadri të pa kompetencë i cili më pastaj si i tillë do i shërbejë gjeneratave vijuese duke krijuar standarde “normale”.
Edhe pse ky mashtrim akademik ekziston, udhëheqësja e këtij universiteti vazhdon të mbaj sytë mbyllur dhe të shtiren kinse nuk e kuptojnë se profesorët e studentët e tyre, mes tyre Nexhbedin Beadini, realisht nuk janë autorë të atyre hulumtimeve që i proklamojnë.
Kur pritej goditja e këtij fenomeni negativ, informacionet e para që na erdhën, na njoftuan se ndodhi e kundërta, Fakulteti i mjekësisë u bë me një realitet të ri, për dekan dhe zv.dekan u caktuan njerëz aspak kompetent për të luftuar këtë dukuri, staf i shkarkuar para disa viteve për parregullsi dhe shkelje të rënda statutore.
Ne me anë të këtij shkrimi dhe kësaj reviste e pyesim udhëheqësinë e këtij institucioni: “Kush lëshoi shpirtrat e Beadinëve nga shishja?”/ RevistVeritas