Kancelari Scholz arrin në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti!
E Premte 10 Qershor 2022, 10:10
Dritare.net
Kancelari Olaf Scholz ka arritur sot në Prishtinë dhe është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode.
Shefi i qeverisë gjermane ka mbërritur në Prishtinë rreth orës 9:45 minuta.
Scholz do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e qeverisë së Kosovës./Xh.Xh/dritare.net