Kosovë, kovidi u merr jetën 24 personave!
E Diel 5 Shtator 2021, 16:04
Dritare.net
24 persona kanë ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me kovid. Nga më shumë se 10 mijë testime, kanë rezultuar pozitivë me Covi-19, 890 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,712 qytetarë. Numri i rasteve aktive, është gjithashtu shqetësues. 26,688 persona janë aktualisht me kovid në Kosovë. Varianti delta, ka bërë që infektimet të përhapen në masë. Ditët e fundit kovidi u ka marrë jetën një foshnje 3 javëshe, një vajze shtatzënë, dhe një nënë të sapolindur./L.F-dritare.net