Kosovë/ Nis seanca për zgjedhjen e presidentit!
E Shtunë 3 Prill 2021, 20:08
Dritare.net
Seanca parlamentare për zgjedhjen e presidentit ka nisur, mirëpo pak kohë pas fillimit të seancës, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrur një pushim 15-minutësh. Në Kuvend aktualisht janë 84 deputetë nga VV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat, shkruajnë mediet e Kosovës. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 prej tyre./M.M-dritare.net