
Kurti: Serbia po hakmerret pas votimit në KiE. Po mban peng qytetarët!
E Mërkurë 17 Prill 2024, 15:03
Dritare.net

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sot pas ngjarjes në kufi me Kroacinë, ku Serbia bllokoi qytetarët shqiptarë. Kurti përmes një postim në X shprehet se Serbia po hakmerret pas votimit pro në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën.
“Një ditë pasi Asambleja e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë përfshirë fëmijët po mbahen arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti./M.K-dritare.net

















