Mbërrijnë në Kosovë 38 400 doza të vaksinës antikovid nga COVAX!
Dritare.net
Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër Covid-19 përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Lajmin është konfirmuar nga Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF.
Ky është edhe kontigjenti i dytë i vaksinave të programit të COVAX në vend dhe shpërndarja e vaksinave do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës.
Më 28 mars në Kosovë kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës. Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian. BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht. Të mërkurën ka nisur vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër Covid-19./dritare.net