Mbërrijnë në Kosovë vaksínat e para antikovíd
E Diel 28 Mars 2021, 20:08
Dritare.net
Në aeroportin “Adem Jashari”, zbriti aeroplani që solli 24 mijë vaksínat antikovid për Kosovën. 24 mijë doza të vaksinës nga AstraZeneka që sapo mbërritën u siguruan nga marrëveshja me COVAX. Ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet në orën 20:15 në Aeroportin “Adem Jashari”. Ju kujtojmë se një javë më parë u vaksínuan në Shqipëri rreth qindra mjekë të Kosovës. Kosova ishte vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk kishte marrë ende vaksina, deri sot./K.C/dritare.net