Parlamentit Evropian thirrje 5 shteteve të BE të njohin Kosovën: Pavarësia e pakthyeshme!
E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 12:12
Dritare.net
Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel. Përmes këtij raporti, Parlamenti Evropian u bën thirrje edhe një herë pesë shteteve të Bashkimit Evropian, të njohin Kosovën si shtet të pavarur. Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. PE përmes një komunikimi pas këtij vendimi, thekson se “deputetët nënvizojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”./L.F-dritare.net