Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përfundon takimi i përbashkët Kurti- Vuçiç!

Përfundon takimi i përbashkët Kurti- Vuçiç!

Ka përfunduar në Ohër takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Në BE kanë thënë se pas takimit do të ketë konferencë nga Borrelli.

Takimi ka zgjatur pak më shumë se një orë. Para takimit trepalësh, Borrelli e Lajçaku kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Priten edhe deklaratat e Kurtit dhe Vuçiçit. Mësohet se palët do të takohen edhe një herë pas pak. /Koha.net