Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Rritje rekord me infektime, Kosova ashpërson masat antikovid!

Rritje rekord me infektime, Kosova ashpërson masat antikovid!

Rritja rekorde e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ashpërsojë masat anti-Covid. Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Masat e reja përfshijnë kufizim të lëvizjes, nga ora 22:00 deri në orën 05:00, kufizim të orarit të punës për gastronominë, lejohet puna vetëm deri në orën 21:00, si dhe ashpërsim të rregullave për hyrje në vend.

Rregullat e reja anti-COVID:

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

3.
Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.2 lirohen:

3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat,tëcilëtpunojnësitransportuesprofesionist(vozitës),mekusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

3.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

3.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

3.7 ShtetasiteRepublikëssëKosovësqënukikanëdydozatëvaksinësjanë
të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë
(7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

3.8
Personatmedëshmimjekësorengamjekuspecialistifushëspërkatësese kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë
tokësore).

3.9 Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të
posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

4. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:

4.1 Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

4.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të

posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë;/M.T/dritare.net