Situatë alarmante në Kosovë, mbi 2000 raste dhe 16 viktima nga kovidi në 24 orët e fundit!
E Premte 27 Gusht 2021, 15:03
Dritare.net
Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të infektuarish dhe viktimash nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në vend bënë të ditur se nga 12,564 teste të kryera u konfirmuan pozitive 2,098 raste të reja.
Ndërsa, si pasojë e infektimit me Covid-19, brenda ditës kanë humbur jetën edhe 16 qytetarë të tjerë. Numri i atyre që e kanë fituar betejën me Covid-19 për sot është 1, 614 kurse totali i të shëruarve shkon në 111.400. Në vend raste aktive janë aktualisht 25.407./M.M-dritare.net