Televizioni i Kurtit/ Aktivisti futet në studion e lajmeve live me pankartën kundër qeverisë
Dritare.net
Gjatë transmetimit të lajmeve në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK) një aktivisti i PSD-së ka dalë para kamerave gjatë transmetimit të edicionit të lajmeve me një pankartë në dorë ku thuhej “Radio Televizioni i Kurtit”. Pas kësaj ndërhyrjeje edicioni i lajmeve është ndërprerë përkohësisht.
“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet.
Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t'i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t'i gjejë rrugët e saj”, shkruan Molliqaj ./L.F-dritare.net