Zgjedhjet në Kosovë nuk do të shtyhen, pavarësisht kërkesës së ekspertëve shëndetësorë!
Dritare.net
Kosova do të mbajë zgjedhjet lokale më 17 tetor. Pavarësisht rekomandimit të ekspertëve shëndetësore, për t’i shtyrë zgjedhjet, presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për shtyp, njoftoi se data nuk do të ndryshojë, pasi nuk është arritur një marrëveshje mes partive.
“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marr vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyrjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, tha Osmani.
Në fund të fjalës së saj presidentja la të hapur mundësinë e ridiskutimit për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, në varësi të zhvillimeve të pandemisë dhe gjendjes epidemiologjike në vend./l.F-dritare.net