Zjarri masiv në Tetovë/ Autoritetet: Mos dilni nga shtëpia!
E Hënë 30 Maj 2022, 11:11
Dritare.net
Flakët kanë përfshirë fabrikën e Monopolit ose siç njihet ish-fabrika e duhanit në Tetovë ditën e sotme.
Zjarri ka shkaktuar tym të zi dhe të dendur i cili do të ndikoj në ndotjen e ajrit dhe ndaj shëndetit të të sëmurëve kronik, andaj autoritetet kompetente kanë bërë apel që të sëmurët kronik dhe gjithë ata që kanë probleme me organet e frymëmarrjes të mos dalin nga shtëpia.
Edhe policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve për-rreth ish fabrikës së Monopolit.
Përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit vazhdojnë. Në ndihmë zjarrfikësve nga Tetova u kanë ardhur zjarrfikëset nga Gostivari dhe Shkupi, si dhe disa kompani private./M.K/dritare.net