Drogoi dhe ngacmoi seksualisht mbesën e mitur, arrestohet 31-vjeçari në Kavajë
E Premte 2 Korrik 2021, 20:08
Dritare.net
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 31-vjeçar me iniciale K.L, pasi dyshohet se ai ka detyruar mbesën e tij 14-vjeçare të konsumojë lëndë narkotike, kokainë dhe e ka ngacmuar seksualisht. Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
31-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmim seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje./K.C/dritare.net