Godet betonieren me motor, ndërron jetë 40-vjecari!
E Shtunë 25 Qershor 2022, 18:06
Dritare.net
Goditja me betonierën ishte fatale për 40-vjecarin Erald Totilla. Aksidenti i rëndë ndodhi këtë pasdite të shtune, në Unazën e Tiranës. Totilla po drejtonte motorin e tij kur goditi nga pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.
Pas aksidentit ai u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë. Ai kishte pësuar fraktura dhe ka hemorragji. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe grupi hetimor për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit./L.F-dritare.net