Guardia di Finanza operacion në Vlorë/ 3 të arrestuar dhe 600 kg hashash i sekuestruar!
E Hënë 8 Gusht 2022, 12:12
Dritare.net
Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës. Mësohet se janë sekuestruar 600 kg kanabis dhe janë arrestuar 3 persona.
Droga është sekuestruar gjatë këtij operacioni, teksa po shkëmbehej mes trafikantëve në det të hapur. Sapo është kryer shkëmbimi, ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.
Gjatë operacionit u arrestuan 3 persona dhe sekuestruan 3 skafe, të cilët që transportonin drogën që ngarkohej në një velierë.Operacioni në fjalë është zhvilluar në vendin e quajtur Gjiri i Arushës /Xh.Xh/dritare.net