Kallashnikov e municion luftarak në dhomën e gjumit. Policia arreston 17-vjeçarin në Kurbin!
E Shtunë 18 Qershor 2022, 09:09
Dritare.net
Policia e Kurbinit ka arretsuar një 17-vjeçar. Adoleshentit i janë gjetur në banesë armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Në pranga është vënë P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras. Sipas policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Xh.Xh/dritare.net