Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shkodër/ Gjendet trupi i një 29-vjeçari, dyshohet se ka humbur jetën prej disa ditësh!

Shkodër/ Gjendet trupi i një 29-vjeçari, dyshohet se ka humbur

Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë ai është gjetur në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

“Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./dritare.net