9 arsye pse jeta është e bukur dhe ia vlen të jetohet!
Dritare.net
1. Jeta është plot ngjyra. Ky nuk është një film bardh e zi. Kjo është një përvojë e gjallë, me rezolucion të plotë. Sa e mahnitshme është që ne jemi këtu, së bashku, për këtë copëz të shkurtër të përjetësisë, për të përjetuar jetën nga ky kënd, përmes këtyre syve dhe duarve?
2. Ti ke një fjalë për dashurinë që ndien. Duhet ta zgjedhësh ti si ta shijosh çdo përvojë. Kjo liri e brendshme është diçka që askush dhe asgjë nuk mund të ta heqë pa lejen tënde.
3. Ti e përcakton vetë "pse-në” tënde. Duhet ta bësh jetën një mision kuptimplotë dhe duhet ta zgjedhësh se çfarë do të thotë kjo për ty. Qëllimi i jetës tënde është të jetosh siç ta do zemra. s
4. Të gjithë kemi një kuptim ndryshe të jetës. Kjo e bën jetën në tokë interesante. Në të vërtetë nuk ka kufi për atë që është e mundur. Ti sjell diçka ndryshe në botë vetëm duke qenë ai që je.
5. Ka njerëz të bukur kudo. Zemrat e tyre janë aq të mëdha sa frymëzojnë mirësi te njerëzit përreth tyre. Mund të mos i shohësh të dalin nëpër lajme, por ka më shumë njerëz të dhembshur dhe të kujdesshëm. Përndryshe, ne nuk do të ishim akoma këtu.
6. Ti je një qenie krijuese, je njeri. Je një krijesë e gjallë me fuqinë për të krijuar atë që dikur ishte vetëm një mendim. Ti krijon jetë të re, art, shtëpi, mendime të reja dhe një realitet të ri sa herë që mendon dhe vepron.
“Ty të është dhënë jeta; është detyra jote (gjithashtu e drejta jote si qenie njerëzore) të gjesh diçka të bukur brenda saj, sado e vogël qoftë.”
7. Ka shumë për të parë kur shikon lart. Gjithmonë mund të mbështetesh në rrezet e diellit ose qiellin plot me yje, retë ose planetët e largët, kaosin e bukur ose zogjtë që fluturojnë. Ka mësime të shkruara në të gjithë tokën, në të gjithë qiellin.
8. Energjia nuk vdes.
9. Pa marrë parasysh sa zgjat dimri, pas tij vjen gjithmonë pranvera. Gjëra të rastësishme ndodhin çdo ditë. Ti ke pak kontroll mbi funksionimin e universit, por mund të mbështetesh në stinët që do të ndryshojnë./K.C/dritare.net