Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Aktorja britanike: Ja si ia dola të dukem më e re për 50 vite!

Aktorja britanike, Helen Mirren ka ndarë eksperiencën e saj lidhur me bukurinë, për të qenë gjithmonë në modë edhe në moshën 78-vjeçare. Aktorja thekson se e rëndësishme për çdo vajzë dhe grua është që të shijojë çdo sekondë të jetës së saj, edhe pse mund të ketë një rutinë të thjeshtë mbi bukurinë.

Aktorja britanike: Ja si ia dola të dukem më e re për 50 vite!

E nevojshme është që ta mirëmbani lëkurën duke i kushtuar vëmendje çdo detaji, pasi respektimi i një rutine është mjaft i rëndësishëm, citon Bright Side.

“Gjeni dietën që ju bëni të ndiheni më mirë. Ajo që do të konsumoni do të ndikojë shumë në trupin tuaj, kështu që filloni që tani një rutinë fituesi”, shprehet aktorja.

Helen shpjegoi rutinën e saj thjesht, duke thënë: “Unë stërvitem. Është plani i stërvitjes së Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze. Ka grafikët që mund t’i ndiqni. Çdo ditë, ju duhet t'i bëni ushtrimet brenda 12 minutave.”

Në vitet 1950, ushtria kanadeze doli me këtë plan fitnesi. Gjithçka ka të bëjë me përdorimin e peshës trupore për ushtrime si shtytje, kërcim lart dhe ulje. Qëllimi ishte të krijoni forcën dhe fleksibilitetin tuaj. Vlen të theksohet se aktorja kurrë nuk i është nënshtruar asnjë operacioni plastik, pasi e rëndësishme për të është që të qëndrojë natyrale.

“Unë jam plakur! Dhe e shikoj. Dhe kjo është mirë. Natyrisht, përpiqem të dukem sa më bukur që mundem. Dhe po, nëse do të mundja, sigurisht, do të doja të dukesha 20 vjet më e re, por thjesht nuk e bëj dhe nuk do ta bëj kurrë. Unë nuk po rri e re, askush nuk do të qëndrojë,” shpjegoi ajo .

Helen Mirren na tregon se të kujdesesh për veten është shumë e rëndësishme dhe ajo është prova e gjallë që dashuria nuk ka datë skadimi: Helen u martua dhe tha " po" kur ishte 52 vjeç./M.K-dritare.net