Elon Musk rrëzon Bill Gates. Bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë!
Dritare.net
Elon Musk ka rrëzuar Bill Gates si personin e dytë më të pasur në botë, vetëm një javë pasi bashkëthemeluesi i Tesla-s tejkaloi Mark Zuckerberg-u e Facebook-ut.
E nxitur nga një rritje e mëtejshme e çmimit të aksioneve të Tesla-s, vlera neto e sipërmarrësit 49-vjeçar u rrit nga 7.2 miliardë dollarë në 127.9 miliardë dollarë.
Ai është rritur me më shumë se 100 miliardë dollarë këtë vit , duke tejkaluar të gjithë të tjerët sipas “Bloomberg”, i cili rendit 500 njerëzit më të pasur të botës. Në janar, Musk ishte në vendin e 35-të.
Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes së makinave elektrike tani renditet menjëherë pas shefit të Amazon-it, Jeff Bezos.
Kompania “Tesla” ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë, edhe pse bën shumë më pak automjete se të tjerat. Pritet të dorëzojë deri në 500,000 automjete elektrike këtë vit, krahasuar me prodhimin vjetor të makinerisë japoneze “Toyota” prej rreth 10 milion.
Gates, themeluesi i Microsoft-it, ishte personi më i pasur në botë për vite me radhë para se të rrëzohej nga vendi i parë nga Bezos në 2017-ën. Pasuria e Gates është me vlerë 127.7 miliardë dollarë, por do të ishte më e lartë nëse ai nuk do të kishte dhuruar shuma të mëdha për bamirësi gjatë viteve.
Pavarësisht nga pandemia, e cila ka rezultuar në mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës, ky vit ka qenë i mirë për ata që renditen në indeksin e Bloomberg-ut, të cilët kanë fituar së bashku 1.3 milion dollarë që nga muaji janar./M.M-dritare.net