
Flamujt në plazh. Ja çfarë duhet të dini para se të futeni në ujë!
Dritare.net
Kur shkoni në plazh, siguria duhet të jetë po aq prioritet sa relaksi. Një nga sinjalet më të rëndësishme për sigurinë në det janë flamujt e vendosur përgjatë vijës bregdetare. Ato nuk janë për zbukurim, por paralajmërime që duhet t’i kuptoni dhe respektoni.
Flamuri i kuq
• Tregon rrezik të lartë për të notuar.
• Valët janë të fuqishme, ka rryma të forta apo kushtet e motit janë të këqija.
• Mos hyni në det!
Flamuri i verdhë
• Tregon rrezik mesatar.
• Lejohet noti, por me kujdes të shtuar, sidomos për fëmijët dhe personat që nuk notojnë mirë.
Flamuri i gjelbër
• Tregon që kushtet janë të mira për not.
• Deti është i qetë dhe pa rreziqe të dukshme.
Flamuri i zi (ose pa flamur)
• Nuk ka informacion për sigurinë në det.
• Në mungesë të flamurit, mos e merrni si shenjë sigurie, përkundrazi, jini të kujdesshëm.
Pse janë të rëndësishëm flamujt?
Flamujt e plazhit vendosen nga rojet bregdetare ose autoritetet vendore, në varësi të moti, dallgët, rrymat dhe ndotja e ujit. Ato janë udhërrëfyes për jetën tuaj, prandaj shikojini gjithmonë para se të hyni në ujë, sidomos nëse jeni në një vend të huaj ku sinjalistika mund të jetë ndryshe.
Plazhi është për pushim, por deti është i paparashikueshëm. Një flamur i kuq mund të shpëtojë jetë. Respektojeni!/dritare.net

















