Syzet e një ushtareje të mbuluara me avull, pasi trajton trupat e viktimave të koronavirusit, në Kathmandu, Nepal, më 11 nëntor, 2020
Dr. Joseph Varon përqafon dhe ngushëllon një pacient në njësinë e kujdesit intensiv COVID-19 në Ditën e Falënderimeve më 26 nëntor 2020, në Hjuston.
Stafi mjekësor është fotografuar brenda një klinike të vendosur nga Mercy Corps për refugjatët etiopianë të cilët u arratisën nga konflikti Tigray, në një kamp pritjeje në shtetin Gedaref të Sudanit Lindor më 3 dhjetor 2020.
Florence Bolton, 85 vjeçe, e cila është me koronavirus, qëndron në shtratin e kujdesit intensiv, ndërsa anëtarët e familjes përpiqen ta shohin përmes FaceTime në një spital të Çikagos, më 1 dhjetor 2020.
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka veshur një çizme, pasi përdrodhi këmbën. Fotoja është shkrepur më 1 dhjetor 2020
-Aktivistët prodemokracisë Joshua Wong dhe Ivan Lam hipin në një furgon të Shërbimit Korrektues të Hong-Kongut përpara seancës ku do të njihen me dënimin, 2 dhjetor 2020, në Hong Kong.
Nate Robinson pëson një nokaut kundër Jake Paul në raundin e dytë në ndeshjen e bashkëpozuar të luftës Mike Tyson vs Roy Jones Jr paraqitur nga Triller në Staples Center më 28 nëntor 2020, në Los Angeles
Një shirit i kuq shfaqet në Portikun Verior të Shtëpisë së Bardhë në Ditën Botërore të SIDA-s më 1 dhjetor 2020.
Randy Stuchlik përqafon kalin e fqinjit të tij, ndërsa ai dhe zjarrfikësit përpiqen ta shpëtojnë kafshën, e cila ishte shtrirë, e dehidratuar pasi pronarët u evakuuan. Kaliforni, 3 dhjetor 2020./K.C/dritare.net