Gjashtë këshillat që do të doja t’ua kisha thënë fëmijëve të mi. Një mësim për të gjithë!
Dritare.net
Djali im i madh sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe tani është duke nisur hapin tjetër të rrugëtimit të tij, që do ta sjellë më pranë jetës reale. Këto mesazhe të vogla por me fuqi të madhe, do të kisha dashur t’i mbante gjithmonë vëth në vesh (edhe pse e di që jo gjithmonë do të vlejnë).
1. Ju nuk i keni borxh askujt, asgjë.
Ju keni një përgjegjësi të madhe: të jeni pjesë e ndryshimit pozitiv në këtë botë. Keni detyrimin të tregoni mirësi në sjelljen tuaj, të keni mëshirë, durim, respekt dhe ndjeshmëri. Të gjithë në këtë jetë po bëjnë një lloj beteje. Të gjithë kanë një kapitull në jetën e tyre që nuk duan ta lexojnë me zë të lartë. Rastësia mund t’ju dërgojë të takoni dikë që mund të jetë në mes të betejës më të madhe të jetës së tij. Kështu që ndërsa ata luftojnë për jetën e tyre, detyra juaj është të jeni të sjellshëm. Sa e vështirë është kjo?
2. Respekti fitohet, nuk jepet
Kjo është e ngjashme me shprehen e famshme "Cila erdhi e para, pula apo veza?". A duhet të prisni që dikush të fitojë respektin tuaj, përpara se ta respektoni atë? A mund të merrni respekt pa dhënë? Nëse nuk fitoni respektin e dikujt, a duhet të tregoni mungesë respekti ndaj tij? Ju jeni përgjegjës për mënyrën se si silleni, pavarësisht nëse dikush tjetër është i respektueshëm. Pra, tregoni respekt, pavarësisht nëse e merrni apo jo, informon dritare.net.
3. Ji vetvetja dhe njerëzit do ta kuptojnë se sa i talentuar apo profesional je ti!
Shumë deklarata të tjera logjike e bëjnë këtë të duket absurde: Dilni nga zona juaj e rehatisë. Nëse nuk pyet, përgjigja do të jetë gjithmonë "jo". Këmbëngulja, përulësia dhe përpjekja për t’ia arritur qëllimit që keni në jetë do t'ju ndihmojnë të shkëlqeni dhe të bëheni një njeri produktiv. Ju lutem, mos mendoni se në këtë botë do të merrni në këmbim, gjithmonë atë që ju jepni! Duhet të dini se ndonjëherë, do t’ju dalë shpirti dhe askush nuk do ta vë re! Kjo na çon te pika tjetër...
4. Puna e palodhur shpërblehet.
Le ta pranojmë që ka edhe raste të veçanta. Herë pas here, puna më e vështirë dhe përpjekjet më të zellshme japin rezultatin më të frikshëm: asgjë. Jeta ndonjëherë është e padrejtë. Gjithsesi duhet të punosh shumë, sepse asnjë punë nuk jep gjithmonë asgjë.
5. Duhet të ndiqni karrierën tuaj të ëndrrave që të jeni të lumtur në jetë.
Gjeni 15 persona dhe pyetini nëse kanë punën e tyre të ëndrrave. Më pas, pyetini nëse janë të kënaqur me jetën e tyre. Përgjigjet do t'ju habisin. Jo të gjithë kanë nevojë për një punë të mirë, për të qenë të lumtur në jetë. Disa njerëz punojnë në fushën që kanë zgjedhur, informon dritare.net, duke bërë pikërisht atë që kanë dashur gjithmonë të bëjnë. Megjithatë nuk janë të lumtur. Disa njerëz kanë një punë që mbase nuk e kanë zgjedhur, por ndjehen mirë. Disa të tjerë e duan karrierën e tyre, por dëshirojnë më shumë në jetën e tyre personale. Ndiqni ëndrrat tuaja, por vendosni prioritete. Të punosh shumë për veten mund të jetë më frytdhënëse, sesa të jesh 30 vjeç dhe të presësh për karrierën perfekte ndërkohë që jetoni ende në dhomën e gjumit të fëmijërisë. Mënyra për të parandaluar që kjo të bëhet e ardhmja juaj, është të siguroni jetesën edhe nëse nuk e gjeni kurrë punën tuaj të ëndrrave.
6. Bëhuni të veçantë!
Ti nuk je as më i mirë, as më i keq, as më i vlerësuar dhe as më pak i vlerësuar se kushdo tjetër në këtë botë. Çdo person që njihni është më i mirë se ju në diçka. Çdo person që njihni lufton me diçka që është shumë e lehtë për ju. Përpiquni që me sjelljen tuaj ta bëni këtë botë një vend më të mirë, sepse kur është më mirë për të tjerët, është më mirë edhe për ju. Kërkoni dhe pranoni ndihmë kur ju nevojitet./Huffington Post/Lorena Fjolla/Dritare.net