Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Harku i Triumfit i mbështjellë me pëlhurë, një vizion i gjashtë dekadave!

Harku i Triumfit i mbështjellë me pëlhurë, një vizion i

“Harku i Triumfit” atraksioni më i famshëm në Paris do të ketë një pamje tjetër nga e shtuna e 18 shtatorit! Pas tre muajsh punë ndërtimore, monumenti 160m i lartë është mbuluar plotësisht me 27,000 metra katrorë pëlhurë polipropileni të riciklueshme në ngjyrë argjendi dhe 3,000 metra litar të kuq të riciklueshëm.

Mbulimi i Harkut të Triumfit në pëlhurë ishte një vizion i hershëm i artistëve Christo dhe Jeanne-Claude që më në fund e realizuan këtë vit.
Filloi me 400 tonë trarë çeliku të ngritur si një xhaketë metalike rreth strukturës, e ndjekur nga mbështjellja, e cila u krye nga një ekip alpinistësh përgjatë 12 javëve punë gati 24 orëshe. Pas përfundimit të projektit të enjten, "Harku" do të mbetet i transformuar për vetëm 16 ditë.

Harku i Triumfit i mbështjellë me pëlhurë, një vizion i

Zbulimi i instalimit, i titulluar zyrtarisht "L'Arc de Triomphe, Wrapped", vjen 60 vjet pasi Christo u magjeps për herë të parë me idenë e mbështjelljes së monumentit, më shumë se një dekadë pas vdekjes së Jeanne-Claude dhe mbi një vit që kur Christo mendon realizimin.

Rinovimi ishte planifikuar për në prill të 2020, por për shkak të pandemisë, projekti u shty për në shtator 2021.
Vizitorët do të kenë mundësi ta shijojnë këtë transformim të Harkut të Triumfit deri më 3 tetor.

Për të gjithë kohëzgjatjen e "L’Arc de Triomphe", Wrapped, përfshirë instalimin deri më 17 shtator 2021 dhe çmontimin, nga 4 tetori deri më 10 nëntor 2021, brendësia dhe tarraca panoramike e monumentit, do të qëndrojnë të hapura për publikun./CNN/M.T/dritare.net