Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Historia e studentes që u pranua në Harvard dhe që kishte vrarë nënën e saj! 

Historia e studentes që u pranua në Harvard dhe që kishte

Disa njerëz do të vrisnin për të siguruar një vend në një nga kolegjet më të njohura dhe më të suksesshme në botë. Xhina Grant ndoshta e mori kuptimin e kësaj fraze fjalë për fjalë. E lindur në vitin 1976 në Lexington të Karolinës së Jugut, amerikania ishte vetëm 14 vjeçe kur vrau nënën e saj më 13 shtator 1990. Adoleshentja e goditi nënën e saj trembëdhjetë herë me një shandan kristali, duke i shtypur kafkën.
Ajo lau pellgjet e gjakut nga dyshemeja e kuzhinës dhe fshehu shandanin dhe leckat e përgjakshme në një dollap. Më pas ajo u përpoq ta bënte vdekjen të dukej si vetëvrasje duke mbështjellë gishtat e nënës së saj rreth dorezës së një thike.
Edhe pse ajo e ndryshoi historinë e saj disa herë, fillimisht i tha policisë se nëna e saj e sulmoi me thikë dhe më pas e goditi në qafë, kur u zbulua shandani, deklaratat e saj ndryshuan. Grant ndryshoi historinë e saj, duke i thënë policisë se ajo e kreu vrasjen për vetëmbrojtje. Pesë vjet më vonë e njëjta adoleshente që ishte rritur dhe shkëlqeu akademikisht, u pranua nga Universiteti i Harvardit, deri në momentin kur e vërteta e së kaluarës së saj doli sërish në sipërfaqe.

Historia e studentes që u pranua në Harvard dhe që kishte
Miqtë e saj thanë se Gina ishte e nënshtruara e stresit emocional të shkaktuar nga vdekja e babait të saj dhe alkoolizmi i nënës. E vërteta është se babai i saj, Charles Grant, vuante nga kanceri në mushkëri dhe ndërroi jetë kur Gina ishte 11 vjeçe.
Dorothy Mayfield, 43 vjeçe, nëna e të pandehurës i kishte kaluar vitet e fundit si e varur ndaj alkoolit. Grant pohoi më vonë se nëna e saj e kishte dhunuar fizikisht atë dhe motrën e saj më të vogël, e cila ishte vetëm 9 vjeçe kur ndodhi vrasja. Për abuzimin e tyre nga e ëma, ka dëshmuar edhe motra e vogël, e cila mbrojti Xhinën.
Të gjitha faktet e mësipërme që u bënë të ditura, luajtën një rol lehtësues gjatë gjykimit të çështjes së adoleshentes, e cila u deklarua e pafajshme për akuzën e vrasjes me paramendim. Si rezultat, ajo u dënua me një vit paraburgim për të mitur, me kusht, deri në moshën 18 vjeçe. I dashuri i saj, futbollisti Jack Hook, me të cilin ajo bashkëpunoi për të mbuluar gjurmët e saj, nuk i kundërshtoi akuzat, duke pranuar rolin e tij si ndihmës i vrasjes dhe kaloi gati një vit në një strukturë për të mitur. Megjithatë, gjykata për të mitur e lejoi Xhina Grantin të vazhdonte studimet, duke i dhënë leje për t'u transferuar te xhaxhallarët e saj në Kembrixh, Massachusetts. Aty e priste një jetë tjetër.

Historia e studentes që u pranua në Harvard dhe që kishte
Suksesi akademik dhe Harvardi
Në Massachusetts dhe larg nga e kaluara e saj e shëmtuar dhe e përgjakshme, Gina po ndërtonte një jetë ndryshe. Ajo që mund të kishte pasur nëse do të rritej në një mjedis më pak të dhunshëm dhe të paqëndrueshëm. Kursi i saj në Kembrixh Rindge dhe Shkollën e Mesme Latine u kurorëzua me sukses pasi ajo bëri përparim të jashtëzakonshëm akademik. Në janar 1995, Gina bëri të pamundurën pasi arriti të pranohej herët për të studiuar në Universitetin e Harvardit. Në të njëjtën kohë ajo u pranua edhe në Universitetin e Kolumbisë, Kolegjin Barnard dhe Universitetin Tufts. Në intervistën e pranimit në Harvard, ajo pohoi se nëna e saj kishte vdekur në një aksident. Megjithatë, tre ditë para pranimit, një dosje provash e dorëzuar personalisht në gazetat e Harvardit dhe Bostonit nga një person i panjohur përmbante raporte gazetash nga koha e krimit që komentonin incidentin dhe rolin e Grantit në vrasjen e nënës së saj. Universiteti tërhoqi propozimin e tij.

"Unë përballem me këtë tragjedi çdo ditë në një nivel personal. Nuk i shërben asnjë qëllimi të mirë që dikush tjetër të rijetojë dhimbjen e fëmijërisë sime.", tha Grant, në një deklaratë. Edhe në dritën e faktorëve lehtësues që gjyqtarët morën parasysh, Harvardi nuk e pranoi Xhinën.
Universiteti i Kolumbisë dhe Universiteti Barnard po ashtu zgjodhën të anulonin ofertat e tyre kur historia e Grant u bë virale. Presidenti i Universitetit Tufts, John DiBiaggio, zgjodhi të mos i vinte re këto lajme, madje e mbështeti fuqishëm vendimin e fondacionit të tij. Grant mori pjesë në Tufts si anëtare e klasës së vitit 1999./K.C/dritare.net