Ja pse është kaq e rëndësishme t’i përqafoni fëmijët rregullisht!
Dritare.net
Një përqafim në ditë e mban mjekun larg! Nuk ka dyshim se përqafimi na bën të ndihemi mirë, megjithatë, përveç kësaj, ky proces sjell shumë përfitime të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin e fëmijëve. Le të futemi në shkencën e përqafimeve dhe të mësojmë se çfarë gjëra të tjera pozitive sjellin në jetën tonë.
Përqafimet i ndihmojnë njerëzit të ndajnë dashuri me të tjerët, të krijojnë lidhje të forta, sidomos për fëmijët.
Ndikimi psikologjik i përqafimit është i madh. Jo vetëm që rrit vetëvlerësimin e fëmijëve dhe ndjenjat e vetëbesimit, por gjithashtu i ndihmon ata të qëndrojnë optimistë.
Përqafimet i mësojnë fëmijët të zhvillojnë empatinë. Ju ndihmojnë juve dhe fëmijën tuaj të përfshiheni në momentin e tanishëm, duke shprehur sesi ndiheni emocionalisht dhe psikologjikisht. Ky lloj shkëmbimi i energjisë i tregon fëmijës vlerën e empatisë.
Kur fëmijët janë të vegjël, edhe vetë prindërit kanë frikë t’i përqafojnë ata. Të përqafosh fëmijën nuk ka asgjë të keqe, edhe kur është i vogël fare, madje i ndihmon ata të relaksohen. Oksitocina, hormoni i dashurisë, që çlirohet nga përqafimi ndihmon në qetësimin e fëmijës dhe lehtësimin e ankthit. Ky hormon sjell shumë efekte pozitive në trupin tonë dhe stimulimi i rritjes është njëri prej tyre.
Përqafimet i ndihmojnë fëmijët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të krijojnë një lidhje të fortë mes fëmijës dhe prindërit./K.C/dritare.net