Keni pirë shumë mbrëmë? Ja çfarë të bëni për t’u qetësuar!
Dritare.net
Keni pirë shumë mbrëmë? Merrni disa këshilla çfarë duhet që të ndiheni më mirë.
Konsumoni çaj me xhinxher për të qetësuar stomakun
Xhinxheri është zgjidhja më e mirë për të qetësuar dhimbjet e stomakut, ku këto të fundit janë komponent i rëndësishëm i dhimbjeve të kokës nga të pirët. Ëmbëlsojeni çajin e xhinxherit me shumë mjaltë; përmban fruktozë dhe do ndihmojë trupin të djegë alkoolin që ju ka mbetur në trup.
Hani një banane
Nivelet e ulëta të kaliumit ju bëjnë të ndjeheni të dobët dhe mund të keni dhimbje muskujsh. Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju zëvendësojnë mineralet dhe elektrolitet që trupi ka humbur teksa pini. Nëse stomaku nuk ju lejon të hani gjë, qoftë dhe një banane, atëherë bëni një pije miks me banane dhe me mjaltë. Mënyrë tjetër është të konsumoni një banane përpara se të filloni të pini, që të vendosni rezerva kaliumi në trup që më përpara.
Pini lëng domateje
Lëngu i domates është i pasur në vitamina, minerale dhe enzima të cilat i keni humbur pas një natë të gjatë duke pirë. Përmban gjithashtu dhe fruktozë, e cila ndihmon ne metabolizmin e alkoolit që ka mbetur ende në sistemin tuaj.
Nëse ndjeheni shumë keq edhe pasi keni provuar çdo gjë provoni atëherë këtë. Merrni një fetë limoni dhe me lëngun e tij fërkoni sqetullat. Shumë njerëz thonë se kjo funksionon, megjithëse shkenca ende nuk e ka shpjeguar plotësisht./M.M-dritare.net