
Kjo këmishë ikonike vodhi zemrat e një brezi. Tani është në shitje!
Dritare.net
Ishte këmisha që vodhi një brez zemrash dhe tani është në dispozicion për t'u blerë. Këmisha legjendare me kopsa të bardha, pritet të arrijë mijëra dollarë në ankand. Këmisha e bardhë prej liri, mund të shitet deri në 12,700 dollarë, sipas Kerry Taylor Auctions , e cila është duke organizuar shitjen. Veshja e stilit të viteve 1810, e projektuar nga Dinah Collin, përmban një etiketë nga kostumi Cosprop e cila lexon: "Këmishë CP Darcy Wet", citon CNN.
Duke kujtuar momentin kur këmisha bëri histori te filmi, Collin tha:
"Momenti i këmishës së lagur të zotit Darcy nuk ishte shkruar kurrë. Kjo ndodhi në diskutimet mes meje dhe të ndjerit Christopher Prins, i cili në atë kohë ishte kreu i veshjeve për meshkuj në Cosprop. Për shkak se lakuriqësia mashkullore në ekran nuk ishte e lejuar. Skena e shndërroi Colin Firth nga një aktor i respektuar, klasik në simbol seksi brenda natës”.
Këmisha është një nga dhjetëra veshjet e dyqanit Cosprop, të cilat do të dalin në ankand në ndihmë të bamirësisë për edukimin e arteve The Bright Foundation, e krijuar nga stilisti i kostumeve, fitues i çmimit Academy, John Bright./M.K-dritare.net

















