Elon Musk ka emëruar shefin e ri ekzekutiv të Twitter. Miliarderi tha se Linda Yaccarino, ish-drejtuesja e reklamave në NBCUniversal, do të mbikëqyrte operacionet e biznesit, i cili ka qenë duke luftuar për të fituar para. Ai tha se ajo do të fillonte punë pas gjashtë javësh.
Musk do të mbetet i përfshirë si kryetar ekzekutiv dhe shef i teknologjisë. Musk, i cili bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë ishte nën presion për të gjetur dikë tjetër për të udhëhequr kompaninë dhe për të ripërqendruar vëmendjen e tij në bizneset e tjera, të cilat përfshijnë prodhuesin e makinave elektrike Tesla dhe firmën e raketave SpaceX./K.C/dritare.net