
Vala e të nxehtit/ Si të freskohemi pa ndezur kondicionerin!
Dritare.net
Nxehtësia nxit angazhimin në aktivitetet e verës, por trupi ynë nuk duhet të ekspozohet ndaj nxehtësisë për një kohë të gjatë, pasi kjo mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së.
Djersitja është mekanizmi natyror mbrojtës i trupit në përpjekje për të balancuar rritjen e temperaturës, por nëse ky mekanizëm dështon, ekziston rreziku i hipertermisë ose mbinxehjes së trupit, pra ai i goditjes nga nxehtësia.
Trupi ynë largon nxehtësinë duke zgjeruar enët e vogla, duke rritur djersitjen dhe duke përshpejtuar frymëmarrjen. Megjithatë, në përpjekjen tonë për të qëndruar të qetë në shtëpi, mund të ndihmojnë disa nga mjetet e mëposhtme.
Hapi i parë është të pini shumë ujë për të qëndruar të hidratuar. Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve dhe dehidrimi i mëvonshëm rrisin rrezikun e goditjes nga nxehtësia.
Dushi i ftohtë gjithashtu ndihmon në mbajtjen e temperaturës së trupit të qëndrueshme. Nëse shtoni edhe sapun me aromë nenexhiku, ndjesia e ftohjes do të jetë më e madhe pasi mentoli në nenexhik aktivizon receptorët në tru që transmetojnë ndjesinë e ftohjes.
Vendosni pako akulli në kyçet e dorës dhe qafë. Këto janë pikat ku matim pulsin tonë dhe do të habiteni kur të zbuloni se ndjesia e ftohjes që do të ndjeni është e menjëhershme.
Vendosni ventilatorët drejt dritares në mënyrë që të fryjë ajrin e ngrohtë që vjen nga dritarja dhe ta zëvendësojë me ajër të ftohtë.
Hapni dritaret për të lejuar që të hyjë ajri i freskët në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë ditës mbajini dritaret të mbyllura. Gjithashtu sigurohuni që të flini në çarçafë pambuku pasi ato nuk e rrisin temperaturën e trupit ndryshe nga ato sintetike. Gatuani më shumë në mëngjes dhe konsumoni ushqime freskuese./K.C/dritare.net

















