Edlira Ruzi, këtë herë për ndjekësit e Dritares, ka sjellë një recetë të ëmbël. Ka disa përbërës, por si çdo herë e veçanta e gatimeve të saj, është se nuk të lodhin. Nuk duan shumë kohë e mund, e madje edhe ai që kurrë nuk ka bërë një ëmbëlsirë në jetën e tij, me këtë recetë, do t’i habisë të gjithë. Përbërësit:
260 gramë miell integral
140 gramë sheqer
100 gramë arra
1 pako baking powder
2 vezë
130 gramë vaj
60 gramë qumësht
250 gramë ricotta 3 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Në një tas përzieni mirë miellin me arrat e grira imët, sheqerin dhe fryrësin. Pastaj shtoni vezët, qumështin dhe vajin. E shtroni në tavë 20-22 cm.
Me anë të një luge bëni ca si kanale te brumi i kekut, dhe aty hidhni përzierjen e mjaltit me ricotten.
Piqet në 180 gradë përreth 50 minuta. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net