Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

"Sot me Xhesin"- Gatuajmë ëmbëlsirë me Chef Blerin!

"Sot me Xhesin"- Gatuajmë ëmbëlsirë me Chef

Puntata e fundit e “Sot me Xhesin” për këtë vit na gjeti në restorantin Gzon me Chef Blerin ku ndamë me ju recetën dhe sekretin e përgatitjes së një bakllavaje në një kohë më të shkurtër. Përgjatë gjithë transmetimit live arritëm të merrnim disa këshilla dhe sugjerime nga shefi i kuzhinës, i cili na orientoi mjaft mirë drejt detajeve të kuzhinës. Sot ndamë me ndjekësit e Dritares disa sekrete kuzhine lidhur me temperaturat ekzakte të gatimit, si dhe kohën precize që duhet për ti gatuar ato. Chef Bleri na tregoi edhe të gjithë rrugëtimin e tij në Itali dhe eksperiencat në kuzhinën italiane. Ashtu si dhe vetë nisma e Dritares "Festo shqip, konsumo Shqip", edhe koncepti i restorantit ku sot gatuam me shefin, ishte i përafërt. Në bazë dhe në thelb të çdo pjate qëndron stoike tradita dhe gatimet autoktone shqiptare. Ndaj dhe vetë Dritare i jep zë çdo aseti dhe biznesi shqiptar për të promovuar prodhimet vendase shqiptare./K.C/dritare.net