Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Supa me pulë dhe brokoli, më e shëndetshmja në këtë të ftohtë!

Supa me pulë dhe brokoli, më e shëndetshmja në

Brokoli është një nga perimet që pëlqehet nga shumica e njerëzve dhe është mjaft i shëndetshëm nëse edhe ju do e konsumoni. Ka disa mënyra gatimi, por sot dritare.net ju sjell një recetë shumë të shijshme të supës me brokoli. Ja si mund ta përgatisni supën me pulë dhe brokoli!

Përbërësit

Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

300 gr brokoli

1 patate mesatare

1 karotë

Një lugë çaji me gjalpë

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja

Pastrojmë mishin e pulës dhe bokolin me ujë të bollshëm. Pastaj bokolin e ndajmë ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Nëse dëshironi të shtoni edhe karota prijini ato në kubikë, ose mund ta grini edhe imët me rende. Vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, përziejmë bashkë për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolin. E lëmë të skuqet pak brokolin dhe e heqim një enë tjetër. Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës kalojmë për disa minuta në zjarr, shtojmë kripë dhe më pas shtojmë ujin derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë. Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolin dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për përreth 5-7 minuta. Të sugjerojmë ta gatuash edhe ti, është një nga recetat më të shëndetshme, gjatë këtyre ditëve./K.C/dritare.net