Receta e rekomanduar këtë mëngjes është vezë poshe dhe avokado. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme për gjithë anëtarët e familjes.
Përbërësit:
· 4 vezë
· 1 lugë gjelle uthull molle
· 1 avokado
· ½ lëng limoni
· 2 filxhan kinoa të zierë
· 1 filxhan me domate qershizë
· Kripë, piper
· 1/3 filxhan me djathë parmixhano
· 4 feta proshute
Përgatitja:
Në një tigan shtoni dy gota me ujë dhe lini ujin të ziejë mirë, ku më pas do të shtoni uthullën e mollës. Thyeni vezën sipër ujit dhe e lini të përgatitet për 3-5 minuta. Ndërkohë në një tas shtypni avokadon me një pirun, shtrydhni lëngun e limonit, shtoni kripë e piper. Ndani kuinoan në 4 tasa të vegjël.
Shtoni tek secila domate qershizë, avokadon e shtypur, vezën poshe, pak djathë të grirë dhe fetat e proshutës. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net