Letër psikologes/ Pándemia më ka prishur gjumin, nuk mund të fle më. A është normale?
Dritare.net
Psikologe Enertila! Unë jam i shqetësuar pasi në këtë kohë pandemie nuk fle mirë Me vështirësi më mbyllen sytë. Unë zgjohem natën dhe nuk mund të fle më .Kjo gjendje po më shqetëson. A është normale ?
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet:
Përshëndetje! Ju falenderoj që m’u drejtuat. Në mënyrë të papritur, Covid-19 ka ndryshuar jetën e të gjithëve , duke krijuar patologji të ndryshme. Midis këtyre është edhe pagjumësia. Numri i njerëzve që vuajnë nga pagjumësia në momentet e koronavirusit nuk është i vogël. Një çrregullim patologjik që prek më shumë të rriturit sesa fëmijët. Ekzistojnë disa faktorë që kanë efektin e shkaktimit të një stresi më të madh dhe japin pagjumësi. Lajmet që bombardojnë të gjithë çdo ditë për raste të reja të infektimit, shqetësim për veten dhe të dashurit, ndryshimin në jetën e punës ose edhe humbjen e punës, të kombinuara me mungesën e një jete shoqërore janë faktorët kryesorë që, midis të tjerash përbëjnë një kërcënim për cilësinë e mirë të gjumit. Por jo vetëm kaq, pasi edhe puna edhe jeta private kanë pësuar një ndryshim Si ju ta luftoni pagjumësia dhe të flini më mire ja disa këshilla të dobishme lexuesi ynë. Së pari përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Kushtojuni vetes disa ushtrimeve fizike, përkushtojuni kujdesit për bimët. Shmangni gjumin pasdite ,zgjidhni një dietë të shëndetshme ushqimore, fikni telefonin tuaj celular dhe hiqni mendimet negative. Imagjinimi i vetes në mendime pozitive ndihmon në nxitjen e gjumit. Gjumi i thyer është sinjali i parë që truri na dërgon kur jemi të shqetësuar Ankthi mund të burojë nga mendimi për t'u sëmurë I dashur lexues ynë duhet shfrytëzuar aftësia jonë për të reaguar pozitivisht. Duke pasur parasysh gjithmonë se kujdesi në këtë moment ka një rëndësi shoqërore dhe mirëqenie të ndërsjellë. Ju falënderoj edhe njëherë që vendoset të na shkruani ju uroj gjithë të mirat./dritare.net