Mamaja i shkruan psikologes/ Vajza është lidhur me një djalë që nuk më pëlqen!
Dritare.net
E dashur psikologe Enertila. Po ju shkruaj për vajzën time. Kohët e fundit vajza ime është duke dalë me një djalë i cili mua nuk më pëlqen. Çfarë mendoni se duhet të bëj?
Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje, ju falënderoj që mu drejtuat. Kjo situatë është një mundësi për të komunikuar midis jush dhe vajzës suaj rreth seksualitetit dhe marrëdhënieve. Kuptohet që ju keni ndjenja të forta për vajzën tuaj dhe unë dua t’ju nxis ta dëgjoni se si ndihet ajo për atë që po ndodh me këtë djalë. E di që kjo kërkon shumë vetëpërmbajtje, jo vetëm që do të mësosh diçka që mbase nuk e ke ditur për vajzën tënde dhe jetën e saj të brendshme. Duke e dëgjuar atë, mund të zbuloni se vitet e adoleshencës paraqesin një periudhë kur jo vetëm që fëmijët po përjetojnë ndryshime të mëdha, por edhe prindërit e tyre. Ata duhet të arrijnë të kuptojnë se fëmijët e tyre mund të mos e shohin botën ashtu siç bëjnë prindërit e tyre. Duhet të bisedosh dhe për këtë bisedë, sinqeriteti juaj me të do të shërbejë si model për ndershmërinë e saj me ju. Kur ta bisedosh me të, mund të thuash: “Unë e di që mund të mërzitesh nga ajo që do të them, unë kam një ndjenjë të pakëndshme për disa nga miqtë e tu. Mos harroni, puna juaj është kryesisht të dëgjoni. Pyete vajzën tënde se çfarë dëshiron nga marrëdhënia e saj me këtë djalë. Ju gjithashtu mund të vendosni disa rregulla të arsyeshme rreth sjelljes së vajzës tuaj. Gjithmonë duhet të ketë një bisedë shumë miqësore. Jam e bindur se do të gjeni një mënyrë komunikimi të përshtatshme. Ju falënderoj që më kërkuar mendim. Ditë të mbarë./dritare.net