Seksi dhe koronavirusi/ Rregullat dhe rreziqet që duhet t’i keni parasysh!
Dritare.net
Një nga masat e reja të izolimit në Angli përfshinte edhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Sipas udhëzimit të fundit, britanikët nuk duhet të takohen në shtëpi me askënd që nuk jeton me ta. Për ata që janë miq të afërt, janë rritur bashkë bëhet një përjashtim, mund ta vizitojnë njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë një natë. Pra nëse nuk jetoni me partnerin, ose ata nuk janë brenda flluskës së zgjedhur, takimi për seks nuk përfshihet më në listën e gjërave që duhet të bëni.
Megjithatë, shumë mjekë sugjerojnë që njerëzit të shmangin puthjet, të vënë maska dhe të zgjedhin pozicione që ku nuk janë ballë për ballë me njëri-tjetrin, gjatë seksit. Është e domosdoshme edhe ruajtja e higjienës, për mospërhapjen e Covid-19.
Por është joreale të kërkosh nga të gjithë që ta abstenojnë seksin për një kohë të caktuar. Masturbimi, lodrat seksuale ose seksi në telefon e në internet rekomandohen si opsionet më të sigurta.
Nëse bëni seks me dikë që është brenda flluskës suaj, është e rëndësishme të kufizoni numrin e partnerëve/eve. Jini të vetëdijshëm për çdo simptomë të Covid-19 që ju ose partneri juaj mund të keni dhe izolohuni nëse i keni. Nëse takoni dikë të ri, pyeteni nëse ai/ajo ose familja e tij/e saj ka simptoma të Covid-19 ose nëse kanë dalë pozitivë, informon dritare.net
A përhapet virusi përmes seksit?
Virusi mund të përhapet përmes pështymës, mukusit ose frymëmarrjes së atyre që e kanë atë, së bashku me kontaktin me sipërfaqet e forta.
"Nëse do të prekni organet gjenitale të njëri-tjetrit ka të ngjarë që ju potencialisht do të putheni në të njëjtën kohë dhe ne e dimë që virusi kalon përmes pështymës."- thotë Dr.Alex George.
“Çdo mundësi e transferimit të koronavirusit nga goja te duart tuaja, te organet gjenitale, te hunda ose goja e dikujt tjetër rrit rrezikun e kalimit të infeksionit.”-shton ai.
Kjo është arsyeja rekomandohet të mos putheni, të vini maskë fytyre gjatë seksit dhe të favorizoni pozicionet ku nuk jeni ballë për ballë. Sipas studimeve, virusi është gjetur në spermë, prandaj duhet të përdorni prezervativë për seks oral për të minimizuar rrezikun./K.C/dritare.net