Çuna! Nëse doni të dukeni sexy në verë, mos i bëni këto gabime me veshjet!
Dritare.net
Vera është e vetmja stinë ku mund të eksperimentosh si të duash me stilin tënd dhe provon kombinime nga më të ndryshmet. Por, ndonjëherë djemtë humbasin detaje të vogla, duke prishur tërë pamjen e tyre. Gjatësia e pantallonave të shkurtra, stili i këmishës, madje edhe çorapet janë të gjitha elemente në dukje të vogla, por të rëndësishme për çdo veshje. Nëse doni të dukeni bukur, duhet të mos i bëni këto gabime në veshje.
1. Zgjedhja e bluzave me mëngë më të shkurtra
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur një T-shirt, disa djem përqendrohen vetëm në mënyrën se si përshtatet dhe harrojnë t'i kushtojnë vëmendje mëngëve. Në shumicën e rasteve, mëngët duhet të mbulojnë gjysmën e parakrahut. Por është thelbësore t'i kushtoni vëmendje edhe llojit të trupit. Për shembull, nëse një djalë është i gjatë, mëngët më të gjata mund të duken më mirë.
2. Mos vishni shpesh xhinse! Nuk janë të duhurat për verën. Zgjidhni pantallona të lehta.
3. Shmangni ngjyrat e shndritshme!
5. Mos blini pantallona të shkurtra që mbulojnë gjurin, kjo prirje është e vjetër. Do t'ju tregojë jashtë mode. Merrini pak centimetra mbi gju, sugjeron dritare.net
6. Mos vishni çorape të gjata me pantallona të shkurtra!
7. Nëse doni të vishni xhaketa, zgjidhni një prej pëlhure të lehtë, më natyrale se ato që vishni në vjeshtë apo dimër.
8. Zgjidhni këpucë vere, jo atletet që vishni në vjeshtë e dimër!/K.C/dritare.net